Agjensia e modës Bora

Rr. Abedin Tërbeshi

Gjakovë
Telefoni: 0390/326-184, 044/348-570
Website: www.agjensia-modes-bora.piczo.com

Bore Balaj dizanjere e modës e diplomuar në këtë fushë në vitin 2000 në institutin e modës “SIPPAM” në Riranë. Poashtu udhëheqese në filialin e këtij Instituti në Gjakovë për rrafshin e Dukagjinit.
Bore Balaj është antare e lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës që nga Viti 2002, ka botuar dy përmbledhje poezish “Zogu pa Qerdhe” dhe “Loti në sy”.
Me artin është marrë që në fëmijëri, poashtu duke krijuar prozë poezi dhe satira humoristike.
E lindur në Pejë, Bora ka mbaruar Gjimnazin në “11 Maji” në Vitin 1989, dhe ka qenë nxënse e dalluar për sjellje dhe angazhimet e saja në mësime. Pastaj Bore Balaj ka mbaruar shkollën e lartë ekonomike në Pejë.
Me dizajn ka filluar që nga viti 1997, kur edhe regjistroi studimet për dizajn.
Aktivitetin e saj Bora e ka filluar që nga viti 2002, ku në qershorë ka organizuar sfilatën e parë në Gjakovë në hotelin “Pashtriku” në bashkëpunim me institutin e modës “SIPPAM” nga Tirana.
Që nga viti 2002 Bora ka realizuar 32 sfilata të modës, atë gjashtë në Prishtinë, katër në Tiranë, pesë në ambietet e Kforit Italian në Gjakovë, një në ambientet të Kforit Italian në Prizren, dy sfilata në hotelin “Royal” në Pejë, një në qendren “Don Bosko” në Prishtinë, poashtu dy sfilata në Ulqin gjatë sezonit veror të 2006-shtës, ndërsa sfilatat e tjera i ka realizuar në qytetin e Gjakovës disa në Pallatin e Kulturëes “Asim Vokshi” ndërsa tjerat në ambientet hoteliere në qytetin e Gjakovës.
Bora me 26 dhjetor 2003 ka realizuar spekataklin “Top Modeli I rrafshit të Dukagjinit”, dhe janë zgjedhur dy më të mirët nga një juri profesionale.
Bora bën trajnimin për top model që nga 2003-ta, ku nxënësit e saj çdo vit jan shpallur ndër më të mirët në Kosovë, poashtu nxënsit  e saj kanë marr pjesë edhe jashtë vendit edhe janë shum të suksesshëm.
Bora vitin e kaluar ka Realizuar në Ulqin spektaklin e Bukurisë “Miss Copa Cabana” e Ulqinit, ku ka trajnuar 28 vajza, ku pjesmarrëse kan qenë kombësi të ndrryshme, poashtu pjesëmarrëse ka pasur nga të gjitha trevat e Ballkanit.
Bora ka realizuar korografinë e spektaklit “Top Moda” 2003 në Gjakovë. Poashtu Bora ka kontribuar për gratë e veja duke i trajnuar në fushën e rrobaqepsisë, poashtu ka prezantuar punën e tyre përmes modelëve të saj në mënyrë humane.
Bora ka stiluar dizajnet e kustumeve të plazhit të spekataklit të bukurisë “Miss Kosova 2003” edhe pse nuk i është përmendur fare emri i saj.
Bora bashkëpunon me revistën “Miss” dhe posedon mjaft mirënjohje, dhe është femër e nominuar si femra më e suksesshme e rrafshit të Dukagjinit, ka marrë pjesë në spektaklin e bukurisë “Miss Glob” dhe ka qenë musafire e nderit. Bashkëpunon me asociacionin “Deliart” (Petro Bozo), poashtu Bora bashkëpunon edhe me korografen e njohur shqiptare Kozeta Bakiu.
Ajo pretendon në të ardhmen që puna e saj të jetë aktive në mesin e dizajnerëve Botëror, ka dëshirë që edhe ajo një ditë të përfaqësojë Kosovën në mënyrën e saj, ajo ka bashkëpunim me Univerzitetin Metropolitant të Anglisë, dhe me Institutin “Sittam AB” të Greqisë



Harta

Agjensia e modës Bora