Albi Mall

Rr. Zona e re Industriale, Veterrnik – Prishtinë

Prishtinë
Telefoni: 038/500-202-100,
Fax: 038/500-202-550
Website: www.albimall.com

Albi Group ka filluar veprimtarinë e saj me 5 Shtator të vitit 1990 i njohur si Albi Commerce, si një kompani e vogël e shpërndarjes me vetëm 7 punonjës, me kalimin e kohës është rritë kompania me njësi tjera ku tani nën ombrellën e Albi Group janë Albi Commerce, Albi Shoping, Albi Mall, Sportina&Albi, Albi&Fashion dhe Sunday’s, me mbi 800 të punësuare.

Albi Group aset kryesor i ka punonjësit e saj ku investon në trajnimin dhe ngritjen profesionale të punonjësve të vet, me qëllim që ata të jenë të gatshëm për risit dhe kërkesat e tregut. Ky investim i kompanisë sonë ka ndikuar në ngritjen dhe ruajtjen e raporteve të mira me komunitetin dhe ngritjen e produktivitetit me krijimin e një mjedis harmonik pune.

Në vitin 2008-09 është ranguar ndër kompanitë më të suksesshme në vendin tonë duke qenë një pikë referuese për kompanitë më të njohura botërore, të cilat janë të interesuara të gjejnë partner në tregun e Kosovës kurse në vitin 2011-12 është për zgjedhur si Superbrands.



Orari i Punës: 10:00-22:30

Harta

Albi Mall