Aldex

Rr. Llapna Selle

 
Prishtinë
Telefoni: Prishtinë:Rr.Llapna Sellë: 045/505-002, Vranjevc: 045/505-014, Prizren:045/505-004, Pejë: Rr.Bill Clinton: 045/505-018, Rr.Zhuj Selmani: 045/505-006 Istog:045/505-018,
Website: http://www.aldex-ks.com/

Kompania Aldex është themeluar në fillim të viteve të ’90-ta, si Kompani e re në treg ka filluar me disa lëmi të tregisë si në veshmbathje, teknikë të bardhë, material ndërtimor etj.
Në hapat e parë të saj ka filluar me 5 punëtorë në dy pika të shitjes. Kompania Aldex për një periudhë të shkurtër kohorë filloi të profilizohej si kompani lider në tegun e Kosovës për distribuimin e produkteve nga qeramika, porcelani, graniti, elementeve sanitare si dhe produkteve tjera përcjellëse.është themeluar nga Z.Ali Çeku në vitet e 90-ta. Në fillim numëronte 5 puntorë dhe 2 pika të shitjes. Në vitet e para Kompania Aldex bënte Tregtimin e produkteve të ndryshem dhe atë me pakic dhe shumicë si . Produkte Ushqimore dhe Veshëmbathje . Teknike e Bardhë . Material Ndërtimor, etj

Aldex Group qysh në gjysmën parë të vitit ’90-të filloi importimin e pordukteve nga Italia, Greqia dhe Spanja, pavarësisht pengesave të kohës së regjimit. Kompania Aldex Group gjatë viteve ’94-’95 zgjëroi aktivitetin duke shtuar edhe një pikë të shitjes dhe duke furnizuar bashkëpunëtorët e qyteteve të tjera me material ndërtimor si në Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Istog.

Bazuar në indeksin e shitjes, Kompania Aldex Group në vitet ’96-’97 arriti të zotëroj – furnizoj mbi 70% të tregut të rrafshit të Dukagjinit me produkte të qeramikës, porcelanit, granitit dhe sanitarisë.
Pas një pune shumë të madhe dhe një përkushtimi Aldex Group arriti të hapë sallonin ekskluziv të qeramikës në Pejë me 600m², që për kohën ishte një arritje e kënaqshme.

Në vitin 2006 Aldex Group zgjëroi aktivitetin e biznesit dhe filloi bashkëpunimin dhe furnizimin me shumicë të disa pikave të shitjes edhe në qytete të tjera të Kosovës si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë etj.
Në vitin 2007 Kompania Aldex Group hapi edhe Sallonin e dytë shumë Eksluziv me një sipërfaqe mbi 800m², me një stil të ri të dizajnit dhe të ekspozimit modern.

Gjithashtu Aldex Group në vitin 2007 zgjëroi biznesin duke investuar edhe në ndërtimin e banesave kolektive, objektin e parë “B5” që ishte nje vepër arti, zbukurues edhe për lagjen Kalabria që përfshin nje sipërfaqe prej 16000m², ku 3000m² të dedikuar për veprimtari biznesi ndërsa pjesa tjetër për banim kolektiv, objekti është finalizuar në vitin 2009.

Po kështu në vitin 2009 filloi objekti i dytë “B1” me sipërfaqe 8600m² prej tyre 1000m² për afarizëm dhe biznes dhe pjesa tjetër për banim kolektiv, objekti është finalizuar në vitin 2010.

Sot Aldex Group disponon me 6 sallone shumë ekskluzive, duke e hapur rrjetin e shitjes së mallit me shumicë në të gjithë teritorin e Kosovës.

Falë vendosmërisë për suksese të familjes ÇEKU dhe të 75 puntorëve, sot Aldex Group është më afër klientëve më afër bashkëpunëtorëve, duke përcjellur trendet e kohës dhe njëherit duke përmbushur kërkesat e mundëshme të klientëve.

Ne ende punojmë për ju…



Orari i Punës: 8:00 - 18:00.

Harta

Aldex