Alko Group

Rr. Bill Clinton

Prishtinë
Telefoni: 044/338-338, 049/333-460, 045/510-200, 044/507-797
Website: http://alkogroup.net/index.php/contact

Alko Group, është kompani e specializuar për ndërtim, projektim dhe patundshmëri. Është themeluar dhe operon në tregun kosovar qysh prej vitit 2000. Që nga ajo kohë, vazhdon të ofrojë shërbime cilësore, kualitative dhe kreative për klientelën e vet.
Misioni
Që nga themelimi, Misioni i Alko Group mbetet i qartë: përmes gamës së shërbimeve të saja të ofrojë cilësi, korrektësi dhe rehati maksimale për klientët.
Sinqeriteti, kualiteti dhe saktësia, janë vlerat kryesore mbi të cilat është ndërtuar dhe operon kompania jonë. Respektimi me xhelozi dhe avansimi i mëtejmë i këtyre vlerave, ka rezultuar me satisfaksion të vazhdueshëm të klientëve tanë.

Vizioni
Rritja e vazhdueshme e kërkesave të tregut dhe shtimi i klientelës aktive, ka bërë që Kompania jonë të mos ndalet së punuari asnjë çast për rafinimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve.
Së këndejmi, përmes ndërtimeve tona ekologjike, trajtimit dhe shfrytëzimit maksimal të hapësirë, plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për një jetë të rehatshme e pa brenga sipas standardeve dhe kritereve evropiane, estetikës dhe kreativitetit, mëtojmë të bëhemi aleat i pandashëm i klientëve tanë në secilin hap të rëndësishëm të jetës së tyre. Kjo sepse ne e kuptojmë dhe e çmojmë jashtëzakonisht shumë investimin që ata na e kanë besuar.

Objektivat
Objektivi ynë parësor është krijimi i zgjidhjeve sa më diversive për klientët tanë. Prandaj, Alko Group, do të ofrojë shumë shpejt jo vetëm zgjidhje banimi në objekte shumëbanesore, por edhe komplekse ekskluzive rezidenciale, me villa, blloqe ekskluzive banimi, hapësira rekreative, gjelbrim të shumtë etj. Poashtu, në fushën e patundshmërive dhe ndërtimit, planifikojmë ta zgjerojmë tregun në mbarë hapësirat shqiptare.

Ne do të kujdesimi në vazhdimësi që ta respektojmë, ruajmë dhe rrisim besimin e fituar nga ju, duke e shtuar numrin e atyre që çdo ditë i bashkohen objektivave dhe vlerave tona të përbashkëta.



Harta

Alko Group