Arch Lighting

Rr. Kalabria p.n

Prishtinë
Telefoni: 038/545-495, 044/239-753
Website: www.archlighting-ks.com/

Arch Lighting është një firmë e re me një staf të specializuar me përvojë, e cila mirret me projektimin, shitjen dhe montimin e pajisjeve ndriçuese. Jemi ndër firmat e rralla në Kosovë, e cila ofron ndriçuese kualitative, të atestuara, dhe të garantuara me prejardhje nga vendet e Unionit Evropian. Eshte themeluar në vitin 2005, por sukseset e stafit të saj datojnë qysh më herët, në kuadër të firmave tjera gjatë realizimit të projekteve të rëndësishme në vend dhe jashtë në fushën e projektimit dhe ndriçimit.

Ne jemi përfaqësues ekskluziv të firmës së njohur Sllovene INTRA LIGHTING (ndriçim arkitektural), dhe firmës Sllovene TEM (elektromaterial), distributor të firmës angleze-austriake THORN (ndriçim arkitektural dhe dekorativ, i brendshëm dhe i jashtëm), distributor të firmës austriake të KOLARZ LEUCHTEN -(ndriçimit dekorativ), KAAL GROUP nga Italia (ndriçimi dekorativ).

Gjithashtu kemi bashkëpunim të suksesshëm edhe me firmat: IGUZZINI, MARTINI, LINEA LIGHT nga Italia, firmën Dekor – Zbok nga Kroacia, dhe me shumë firma të tjera evropiane të ndriçimit kualitativ. Krahas prodhimeve kualitative ARCH LIGHTING ju ofron edhe :

- Projektimin e instalimeve elektrike të të gjitha llojeve të objekteve.

- Llogaritjet fotometrike të hapësirave me softverë më të avancuar, duke i njohur dimenzionet , formën dhe destinimin e hapësirës, si dhe llogaritjet fotometrike për ndriçimin e nevojshëm publik.

- Montimin dhe mirëmbajtjen e elektroinstalimeve dhe atyre të ndriçimit.



Harta

Arch Lighting