Arsimi i Shqipërisë

Rr. Magjistralja  Prishtinë – Mitrovicë

Prishtinë
Telefoni: 038/563-420, 045/275-985, 049/185-723, 044/893-574
Website: http://www.arsimishqiperise.com/

Shkolla 12 vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” u licensua nga MASHT e Republikës së Kosovës më datë 03.08.2011. Ajo nisi rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë, drejt një suksesi të garantuar. Kjo gjë u bë e mundur falë përpjekjeve të dy njerëzve të palodhur e të përkushtuar ndaj arsimit, e të shkollës, zotërinjve Bajram Çela dhe Safer Jusufi . Synimi kryesor është njëkohësisht edhe realizimi i një ëndrre të shumëpritur dhe të shumëfolur ndër vite, përmbushjes së amanetit të baballarëve dhe bashkimit të planprogrameve e teksteve , një shkollë unike në gjithë territoret ku flitet shqip.

Ëndrra e këtyre atdhetarëve u bë realitet në shtator të vitit 2011, kur nga Shqipëria, vërshuan dhjetë mësues të kualifikuar në Universitetin e Tiranës, të cilët lanë familjet dhe erdhën në Kosovë me qëllim që të bëjnë shkëmbimin e dijeve mes dy shteteve amë, ndonëse me shumë sakrifica si për mësimdhënësit, ashtu edhe për themeluesit e kësaj shkolle të trevave shqiptare.

Shkolla ka një infrastrukturë tepër moderne dhe në një zone ku garantohet qetësia dhe siguria. Kushtet komode, përkushtimi maksimal, përvoja shumëvjeçare, e cila jepet pa u kursyer nga mësuesit tanë, bënë që numri I nxënësve të rritet dita – ditës. Vetë ata, e ndiejnë se para tyre qëndron një staf mësuesish të cilët I konsiderojnë këta nxënës bashkëpunues e ndihmues gjatë orës së mësimit, duke shfrytëzuar shpeshherë idetë e shkëlqyera të vetë nxënësve. Tashmë, jo vetëm prindërit e shkollës sonë, por edhe shumë njerëz të komunitetit kanë vlerësuar nismën për hapjen e kësaj shkolle. Hap pas hapi, shkolla “Arsimi i Shqiperisë”, ka fituar besimin, mbështetjen e komunitetit e në veçanti të prindërve.



Data e themelimit:

Harta

Arsimi i Shqipërisë