Banka Kombëtare Tregtare

Rr. Kosta Novakovic, Nr.9, Qyteza Pejton,

Prishtinë
Telefoni: 038/666-666, 038/222-910, 038/222-907
Fax: 038/222-906
Website: http://www.bkt-ks.com/menaxhimi.aspx

Banka Kombëtare Tregtare u themelua në Janar 1993, nga bashkimi i Bankës Tregtare Shqiptare (BTSH) dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH).

BTSH u themelua me 1991 si rezultat i nënndarjes së aktiviteteve të Bankës së Shtetit Shqiptar, aktiviteti kryesor i së cilës ishte menaxhimi i operacioneve të tregtisë së jashtme të subjekteve shtetërore me ish-vendet socialiste.

BKSH u ngrit me 1992 nga një nën-ndarje e dytë e Bankës së Shtetit Shqiptar me qëllim menaxhimin e aktivitetit tregtar brenda vendit të subjekteve shtetërore. Aktivet dhe pasivet nga aktivitetet e këtyre subjekteve iu transferuan llogarive të BKT-së që prej formimit të saj.

Banka Kombëtare Tregtare u krijua si Shoqëri Aksionere në Korrik 1997 me një kapital prej 2.7 miliardë Lekësh.

BKT-ja përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000. Parlamenti shqiptar aprovoi me 6 Korrik 2000 kontratën e shitjes ndërmjet Ministrisë së Financave nga njëra anë dhe Konsorciumit të Investitorëve Ndërkombëtare (60% e aksioneve), Korporata Ndërkombëtare Financiare (20%) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (20%) nga ana tjetër. Kalimi i pronësisë u bë efektiv me 17 Tetor 2000. Aksionerët e rinj derdhën 10 milionë dollarë, duke rezultuar në një kapitalizim të fuqishëm të bankës.

Nën drejtimin e aksionerëve të rinj dhe menaxhimit të ri, të përbërë thuajse terësisht nga një staf i huaj me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare, BKT-ja ndërmori transformime rrënjësore në 2001, për ndërtimin e infrastrukturës dhe ristrukturimin e çdo aspekti operacional të bankës duke filluar që nga personeli, procedurat e deri tek infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe shndërrimin e burimeve të veta njerëzore në një skuadër të re e dinamike profesionistësh të angazhuar për të arritur nivele përsosmërie.

Në shkurt 2003, me një vendim të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionerëve, kapitali i paguar i bankës arriti në shumën 14,64 milionë dollarë, duke e kthyer BKT-në në bankën më të kapitalizuar të sistemit bankar shqiptar.

Viti 2006 filloi me një faqe të re për BKT. Me të marrë aprovimin nga Banka e Shqipërisë dhe vendimin e posaçëm gjygjësor, me 9 Qershor 2006 u miratua transferimi i aksioneve që konsistonte në kalimin e 60% + 2 të aksioneve të BKT në favor të Çalik-Seker Konsorsiyum Yatirim A.S.

Gjatë viteve 2006 – 2009 BKT, me performancën e arritur merr një seri vlerësimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat disa herë rresht si “Banka më e mirë e vitit” në Shqipëri, Banka më e mirë, ndër bankat e nivelit të mesëm, në Europën Juglindore” duke kulmuar me vlerësimin si “Banka më e mirë e vitit në Europën Juglindore në vitin 2009”. Njëkohësisht për dy vite rresht, BKT vlerësohet me notën AAA (Alb) nga instituti prestigjioz JCR- ER. Në të njëjtën kohë Banka e Shqipërisë për të tretën herë dhe për të pestin vit rradhazi vlerëson BKT me notën 1- Strong sipas Sistemit të Vlerësimit Bankar CAMELS duke konstatuar në këtë mënyrë rritjen akoma më të madhe të besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së BKT në sistemin bankar shqiptar.

Pas vendosjes për zgjerim edhe ne Kosovë, numri i degëve në Kosovë arrin në 18, duke e bërë BKT-në bankën shqiptare më të madhe në rajon.

Më 30 Qershor 2009, Çalik Financial Services blen pjesën e aksioneve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim duke u bërë në këtë mënyrë aksionerja e vetme e BKT me 100% të aksioneve.



Harta

Banka Kombëtare Tregtare