Elsagroup

Rr. Fshati Ramun, Magjistralja Pejë-Prishtinë

Pejë
Telefoni: fshati Ramun: 044/688-777, 045/501-501, fshati Treboviq: 044/124-778, 045/505-000, Miradi tek hekurudha Prishtinë: 044/969-087, 044/139-505
Website: http://www.elsagroup-ks.com/index.html#

Ndërmarrja Elsa u themelua në vitin 1991 në një periudhë të rëndë për bizneset në Kosovë, por duke iu falenderuar vullnetit të themeluesit që të mos braktisë atdheun kjo ndërmarrje vazhdoi punën.
Në vitin 1999 ndërmarrja plaqkitet plotësisht duke e paralizuar punën në prodhim mirepo themeluesi i kësaj fabrike i bëri hapat e parë për rindërtimin e fabrikes dhe rrifillimin e punës.
Në këtë vit ndërmarrja u kompletua dhe filloi prodhimin me një fuqi të vogël punëtore dhe me një teknologji të vjetëruar.
Në vitin 2002 ndërmarrja me mjetet e përbashkëta me Bankën Europiane BRZH–in zëvendësuan teknologjinë e vjetëruar me teknologji të avansuar dhe këto investime vazhduan deri në vitin 2005. Ndërmarrjen tonë e karakterizon një traditë e pasur gjatë viteve të kaluara që kanë rezultuar me një ngritje të vazhdueshme të ndërmarrjes.
Në vitin 2007 ndërmarrja Elsa u riemërua në Elsa Group ku edhe u zgjerua më shumë në hapësirë si dhe në veprimtari dhe prodhim në tri lokacione Fshati Treboviq Pejë, Fshati Ramun Magjistralja Pejë-Prishtinë, Prishtinë Miradi tek hekurudha, rrit numrim e punëtorëve nga 20-70 dhe punon me një teknologji më të avansuar, e gjithë kjo vjen si rezultat i suksesit në punë.

Sot prezenton një nga ndërmarrjet me prestigjioze në lëmin e përpunimit të graniteve dhe mermereve në regjion. Kjo ndërmarrje sot merret edhe me ndërtimin e ulët në mbarë Kosovën dhe me ndërtimin e lartë në kompleksin afaristo banesor Fidanishte në Pejë. Ndërmarrja Elsa Group është e vetmja në regjion për prerjen dhe përpunimin e të gjitha llojeve të graniteve dhe mermereve.



Harta

Elsagroup