Finca

Rr. Bedri Pejani Nr.4

Prishtinë
Telefoni: 038/226-721, 038/226-722
Fax: 038/226-723
Website: http://www.finca-ks.org/?page=1,1

FINCA është institucion ndërkombëtar Amerikan me selinë kryesore në Washington DC – SHBA
Verpron në 21 shtete të botës, në 5 kontinente të ndryshme
Ofron shërbime rreth 1 milion klientëve në mbarë botën

Programi mikro-financiar në Kosovë i FINCA-së ka filluar me financimin dhe ndihmën e USAID.
Shkëlqesia e saj mbretëresha Rania Al-Abdullah e perandorisë Hashemite në Jordani zyrtarisht e inauguroi programin mikro-financiar të FINCA-së në Kosovë, në shkurt të vitit 2000, duke i dhënë kreditë e para grupore të programit në Malishevë.

Pas 13 vitesh veprimtarie në Kosovë, FINCA Kosovë sot ofron pesë produkte të kredive; Kredi Grupore, Biznesi, Bujqësore, Renovimi dhe Personale.

FINCA Kosovë fillimisht i vendosi zyrat kryesore në Prizren, qyteti i dytë me madhësi në Kosovë, mbasi në nëntor 2008, barti selinë në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë dhe gradualisht i zgjeroi veprimtaritë e saj gjatë 13 viteve të kaluara, në regjione të tjera, përfshirë edhe rajonet e populluara me etni të tjera.
Sot, FINCA Kosovë vepron në të gjitha provincat e Kosovës, pos në rajonin e Mitrovicës Veriore.
Stafi i FINCA Kosovë-së përbëhet mbi 180 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, të përkushtuar të ndërtojnë një program të qëndrueshm mikro-financiar duke ofruar zgjidhje afatgjate për nevojat e klientëve.

Me datë 30 Shtator 2013, programi i ka 10,967 klientë aktiv dhe portfolio huash prej 9,838,116 €.

Gjatë fazës së saj fillestare, FINCA Kosovë ka marrë donacione nga USAID, UNMIK-u, OSBE-ja dhe sot ka krijuar partneritet donacionesh me SDC-ne (Agjencionin Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe DANIDA (Agjencioni Nderkombëtar Danez për Zhvillim).

Gjithashtu, FINCA-Kosovë për momentin ka marrëveshje financimi me Finance in Motion (EFSE), EBRD, Triple Jump, Blue Orchid Chart, Symbioties, Incofin dhe Responsibility.
FINCA Kosovë është e regjistruar si institucion mikro-financiar në Bankën Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe është njëra ndër themelueset dhe pjesmarrëse aktive e Asociacionit të Institucioneve Mikro-Financiare të Kosovës (AMIK) dhe CRK-së (Regjistri i Kredive të Kosovës)



Harta

Finca