Fortesa Home

Veternik PN

Prishtinë
Telefoni: 038/542-300,038/542-400, 029/222-770
Fax: 038/552-229
Website: www.fortesa.net

Gjithçka nisi më 18 mars të vitit 1991 në Prishtinën e paraluftës. Fortesa, me 4 punëtorë, me një zyre tejet modeste dhe me vizionin e qartë i cili do ta shtyente deri aty ku është sot, filloi punën duke ofruar pllaka dhe produkte të tjera sanitare. Kështu lindi Fortesa, emri i së cilës shumë
shpejt do të njihej e do të besohej nga të gjithë.Hapat e parë të rritjes Fortesa i përjetoi gjatë vitit 1996, kurajo u pajis me deponë e parë rrugës për në Fushë Kosovë. Kështu, Fortesa u
bë e para në Kosovë për ofrimin e një numri të mjaftueshëm të artikujve për banjo, ndërsa emri i saj tashmë kishte filluar të jehonte.  Sot, Fortesa i ka 70 punëtorë, e ka hapur edhe një sallon të shitjes me hapësirë 1400 m² në Prizren krahas atij në Prishtinë dhe ka në arsenalin e saj një numër mbresëlënës të produkteve shumë kualitative dhe moderne për sanitari, banjo dhe shtëpi. Marrëdhëniet biznesore me brende shumë të njohura botërore si Versace Home, Bisazza, Grohe, Valentino e shumë të tjerë po forcohen vazhdimisht në mënyrë që sjellja e produkteve të reja në Kosovë të vazhdojë parreshtur. Tanimë, emri i Fortesës është i njohur edhe jashtë kufinjëve të Kosovës me blerës të kënaqur të cilët vijnë nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria e Maqedonia.



Kryen dërgesa

Harta

Fortesa Home