Hotel Çarshia e Jupave

Rr. Ismail Qemali Nr.9

Gjakovë
Telefoni: 0390/326-798, 0390/330-444, 044/129-159, 049/129-159
Fax: 0390/326-798, 0390/330-444
Website: www.qarshiaejupave.com

Hoteli Çarshia e Jupave e ka zanafillen nga një traditë e vjetër 60 vjeçare të familjes Jupa.
Hoteli karakterizohet me pritje te ngrohtë dhe miqësore duke ju bërë në këtë mënyrë të ndjeheni
si në shtëpine tuaj .

Hoteli kombinon traditën e vjetër të qytetit me të renë, duke ofruar kështu një vend të rehatshëm
për të pushuar, ushqyer, tregtuar dhe për punë.

Pak kohë po të qëndroni në të, ju do të bindeni se pse është ndër hotelet më të njohura, dhe këtë
ndjesi të jep jo vetëm si hotel por i gjithë ambienti rreth tij.

Këtu ju mundë te ecni mbi kalldrem duke tregtuar në galerinë e dyqaneve në “ Çarshine e Jupave”,
apo edhe të shijoni pamjen e pjesës se vjetër të qytetit në njërën anë dhe bukurinë e lumit të qetë
Krena në anën tjetër.



Harta

Hotel Çarshia e Jupave

Ne dijmë si t’iu përshtatemi kërkesave të mysafirëve,
për këtë ne ofrojmë një sër shërbimesh:

- 24 orë shërbim të recepcionit
- Shërbimi i dhomës
- Shërbimi i zgjimit
- Sistemi elektronik çelës – kartë
- Çasje Interneti WI-FI
- Komandim individual klimë
- Kasafortë
- Shërbimi i lavanderisë
- Shërbimi i faxit dhe fotokopjes
- Detektor tymi
- Magazinimi i bagazheve
- Ashensor
- Sigurimi, sistemi i kamerave
- Parking të siguruar nëntokësor
- Prenotim taxie
- Pagesa përmes Credit Card

Hotel Çarshia e Jupave