Iliria Kitchen Interiors

Zona Industriale

Fushë Kosovë
Telefoni: 038/601-199
Website: www.iliriakos.com

Historiati i kompanisë ILIRIA daton që nga viti 1974 dhe është rezultat i punës shumëvjeçare. Në ato vite kompania kishte një numër të vogël punëtorësh dhe kryesisht merrej me shitjen dhe përpunimin e produkteve origjinale të drurit. Veprimtaria e tillë vazhdoi deri në fund të viteve të 90’ta duke e rritur vazhdimisht kapacitetin prodhues dhe numrin e punëtoreve.

Pas luftes së vitit 1999, edhe pse e dëmtuar dhe e shkatërruar pothuajse tërësisht, ILIRIA arriti të rimëkëmbet dhe të vazhdoj veprimtarinë e vet deri më sot duke rritur numrin e punëtorëve, avansimin e teknologjisë, hapjen e lokacioneve të reja si dhe vazhdimin e prodhimit të produkteve më cilësore në tregun kosovar.

Sot ILIRIA ka 3 pika të prodhimit dhe të shitjes. Ajo punëson mbi 25 punëtorë të angazhuar në prodhim, shërbim dhe shitje.

Veprimtaria e kompanisë tani shtrihet në shitjen e repromaterialit për prodhimin e kuzhinave dhe aksesoreve të ndryshëm. Poashtu, ILIRIA kryen edhe shërbime të prerjes dhe finalizimit të elementeve të ndryshme, të nevojshme për prodhimin e kuzhinave dhe elementeve tjera të enterierit.

ILIRIA importon të gjithë repromaterialin nga Shtetet e Bashkësisë Evropiane si: Franke, Faber, Kaindle, Hettich, Ligna Decor, Tischlerzentrum Austria, dhe Akritas. Të gjitha këto kompani janë me renome shumëvjeçare dhe i përmbushin të gjitha standardet e kualitetit të nivelit evropian.

Risi në ILIRIA është prodhimi i kuzhinave dhe mobiljeve të ndryshme nga pllakat e fisnikëruara.

Priorieti ynë është rritja e cilësisë përkrah rritjes së kapacitetit prodhoues dhe shërbyes.



Harta

Iliria Kitchen Interiors