K B I Esse

Rr. Magjistralja E 65, km 4. Cagllavicë-Prishtinë

Prishtinë
Telefoni: 044/950-655
Website: www.abiesse.al

A BI ESSE që nga viti 1995 është kompania lider në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialit elektrik. Ne gjithë këto vite A BI ESSE në planet e saj të zhvillimit ka pasur dhe ka në fokus dy pika të forta:
Vazhdimisht në kërkim të produkteve dhe teknologjive të reja për ti ofruar klienteve kualitetin më të mirë.
Zgjerimin e vazhdueshëm të rrjeteve të dyqaneve në mënyre që të përmirësojë me tej shërbimin e saj.
Gjithcka filloi me sektorin e shpërndarjes së materialit elektrik por shumë shpejt A BI ESSE u bë pikë referimi përsa i përket kualitetit, konsulences teknike, shërbimit profesional, i ofruar nga një staf i trainuar për të qenë në shërbim të klientit.
Sektorët e kompanisë gjatë kohës janë zhvilluar dhe A BI ESSE sot ofron produkte dhe shërbime si: instalime civile, instalime industriale, sisteme menaxhimi për godina dhe hotele, sisteme automatike për banesa, rrjete kompjuterike, panele elektrik etj.

Për sa i përket sigurisë në A BI ESSE do të gjeni sisteme alarmi, automatizime për dyer, sisteme parkimi, sisteme sinjalizimi, sisteme vëzhgimi, sisteme alarm zjarri, kontroll aksesi, kontroll prezence personeli etj.

A BI ESSE Studio Ndriçimi është krijuar për ta vendosur veten si një nga furnizuesit kryesore të standardeve dhe të ndriçimit të specializuar.

Duke punuar me klientet, konsulentet, arkitektet dhe kontraktoret ne nje game te gjere te sektoreve te tregut, A BI ESSE ka nje ekip te specializuar dhe me pervoje te madhe ne sektorin e ndricimit civil per hotele, banesa dhe sektorin industrial per ndricim rrugor, lulishte, sheshe etj.

Te gjitha produktet janë të dizenjuara dhe të prodhuara nga firmat më të njohura Europiane duke i dhënë përparësi cilësisë, sigurisë dhe performances.

Nje tjeter sektor i rëndësishem në A BI ESSE është shërbimi i mirëmbajtjes për gjeneratore, transformatorë, UPS, inverter, stabilizatore etj.

Automatika Industriale lindi si nevojë vazhdimisht në rritje dhe për këtë A BI ESSE ofron: sensorë fotoelektrik, induktiv, kapacitiv, celesa fundore, presostate, sonda, panele operative dhe aksesore, rele, kontrollore temperaturë, siguria makinerive, blloqe ushqimi, variatore shpejtësië për motorë elektrik etj.



Harta

K B I Esse