Klan Kosova TV

Qendra tregtare, kati i dytë.

Prishtinë
Telefoni: 038/767-680
Website: www.klankosova.tv

he licencuar nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës..
Tv Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, Televizioni Kombëtar Klan në Shqipëri, pas 11 viteve suksesi në Shqipëri, vendosi për të patur jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës.
Tv Klan Kosova nisi zyrtarisht transmetimet më 17 shkurt 2009 dhe sot ka afro 90 punonjës, një ekip tepër profesional, i gjithi i Kosovës, ashtu si dhe një pjesë e rëndësishme e programeve që janë në transmetim.
Në një kohë të shkurtër, Tv Klan Kosova ka tërhequr interesimin e shikuesve me programe profesionale si ai i mëngjesit, Ora 7, edicionet e lajmeve, Zona e Debatit, 100% Foot, etj. Disa emisione të reja, seriale dhe spektakle janë në përgatitje e sipër për ta bërë sa më informues dhe argëtues programin ditor. Në Klan Kosova, shikuesit kanë mundësi të ndjekin edhe programe të suksesshme, tashmë të konsoliduara, të TV Klan në Shqipëri, si Opinion i Blendi Fevziut, Zona e Ndaluar e Andi Bushatit, E diela Shqiptare me Ardit Gjebrenë, Kutia me Enkel Demin, etj.
Tv Klan Kosova ka si qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët. Motoja jonë është: Jemi Një. Të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.
Tv Klan Kosova synon të ketë një program cilësor, t’i informojë por edhe t’i argëtojë njerëzit. Një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i Klan Kosovës kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij lajmet dhe emisionet më të mira, ku përveç informacionit ata të gjejnë qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm, stres.
Tv Klan Kosova sapo ka nisur rrugëtimin e tij mediatik dhe ndihet i sigurtë se do ia dalë. Mos harroni: Jemi Një!



Harta

Klan Kosova TV