Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina

Rr. Zahir Zajmi p.n.

Prishtinë
Telefoni: 038/603-621, 038/603-010
Fax: 038/603-437
Website: www.kur-prishtina.com

Historiku i Ujësjellësit është ngushtë i lidhur me historikun e Prishtinës-kryeqytetit të Kosovës dhe vendbanimeve që gravitojnë afër kryeqendrës. Gjitmonë duhet të potencohet se pas luftës së Kosovës (1998-1999) kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit përkatësisht regjionalizimit ku tani shtrinë aktivitetin ne gjithe territorin e Kosovës qëndrore.
Furnizimi me ujë i Prishtinës daton që nga kohët e hershme nga burimët natyrale të Gërmisë kurse më vonë nga puset në Kolevicë.

Prishtina në vitin 1961-ta kishte 38.593 banorë.Në këtë vit fillon shfrytëzimi i liqenit akumulues të Badovcit për furnizimin e qytetit të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijes.

Nga vitet 1979 paralelisht me rritjen e zhvillimeve urbanistike në qytetin e Prishtinës dhe rrethinës fillon edhe rritja e kërkesave për ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura e çka arrihet të shtohen sasitë e ujit të pijes me burimin nga liqeni i Batllavës ,burimeve nëntokësore në Fushë Kosovë dhe Obiliq për të investuar edhe në rrjetin shpërndarës të ujit të pijes dhe ujërave të zeza.

Pas luftës së vitit 1998 Ujësjellësi Rajonal “Batllava” i nënshtrohet një transformimi dhe konsolidimi regjional dhe në vitin 2007 përfundimisht shndërrohet në shoqëri aksionare me emërtimin: Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” – shoqëria aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve në komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Gllogoc.

Tanimë Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe ujit në Kosovë. Shërbimet e ujit të pijes dhe ujërave të zeza u ofrohen rreth 40% të popullatës së Kosovës të kyçura në këto shërbime.



Harta

Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina