Krasniqi

Medvec

Prizren
Telefoni: 044/148-357, 044/403-885, 044/424-228
Website: www.kras-company.com

Ndërmarrja Krasniqi e filloi veprimtarinë e saj punuese në fillim të vitit 2000. Së pari kjo ndërmarrje është marrë me furnizim dhe shërbim të institucioneve të ndryshme me lënd djegëse si dru, thëngjill dhe naft.

Më pas ndërmarrja jonë bëri punë në ndërtime, riparime dhe molerime të objekteve dhe institucioneve të ndryshme. Në fillim të vitit 2002/3, ndërmarrja Krasniqi zgjeroi stafin punues dhe administrativ, duke ofruar rreth vetes Ekonomist, Jurist, e profesionist në lëmin e ndërtimit dhe hidrondërtimit, dhe kryesisht nga kjo periudhë u përqendrua në ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve.

Meqenëse u krijua një përvojë shumë profesionale në ndërtimin e kanalizimeve, stafi udhëheqës në krye me Pronarin e ndërmarrjes, e panë të arsyeshme dhe të domosdoshme hapjen e repartit për prodhimin e tubave, rrespektivisht gypave të betonit të të gjitha dimenzioneve. Tubat e Betonit janë të qëndrueshëm, dhe me kualitet shumë të lartë.

Ndërmarrja jonë deri më tani ka ndërtuar mbi 100 km kanalizime në vende të ndryshme si në regjionin e Prizrenit, Suharekës,Rahovecit, Gjakovës, Sharrit etj, ndërsa si nënkontraktorë kemi punuar edhe në Fushë Kosovë, Istog, Lipjan dhe Prishtinë.
Për këto ndërtime posedojmë referenca dhe kontrata të punës me institucione.



Harta

Krasniqi