Magra Austria Hotel

Bogë, Rugovë

Pejë
Telefoni: 049/642-514 ,044/122-406, 049/122-424
Website: www.hotelmagra.com

Sipërmarrja familjare MAGRA AUSTRIA është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina.

Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotelit e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.

Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. MAGRA AUSTRIA është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli!

Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit.

Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime.

Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes.

Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotelit.



Harta

Magra Austria Hotel

Forconi shëndetin tuaj me gatimet tona të shijshme dhe ujin e pastër të burimit!

Shijoni në një atmosferë të këndshme ushqimin dhe pijet e shëndetshme, të përgatitura nga prodhime natyrore të bujqve të zonës, të sigurta e me cilësi të lartë.

Mishi, vezët, prodhimet e qumështit dhe peshku përpunohen e shërbehen me pasion e përzemërsi. Një kujdes i ve+antë i kushtohet mirëqenies së kafshëve, nga ku sigurohen këto ushqime. Të gjitha ushqimet janë të pamodifikuara gjenetikisht. Menyja përmban të dhënat përkatëse mbi burimin e sigurimit të lëndëve ushqimore.

Brenda mundësive shërbehen në pjatë fruta dhe perime të stinës. Ushqimet, për të cilat duhen kapërcyer rruge të gjatë transporti janë shmangur me vetëdije. Koritat e drunjta të mbjella me erëza sigurojnë përdorimin pa përjashtim të erëzave të freskëta.

Për festa dhe raste të veçanta ne mund të përgatisim më kënaqësi një meny të zgjedhjes suaj. Dëshira tuaja do të përmbushen prej nesh me plot fantazi.

Të dhëna të mëtejshme mbi javët dhe aktivitetet kulinarike, të organizuara përgjatë gjithë vitit si „Udhëtim kulinarik kosovar“, „Java kulinarike austriake“, „Java e gatimeve me mish qingji“, etj., mund t’i gjeni në faqen tonë virtuale – rezervimi është i domosdoshëm!

KUZHINA DHE SHËRBIMI

  • Përdoren pije, mish, fruta, perime dhe prodhime qumështi të zonës
  • Bukë ekologjike
  • Në ditë tematike ushqimet gatiten në mënyrë tradicioanle, mbi zjarrin e druve
  • Uji sigurohet nga burimet dhe krojet përreth
  • Vezët sigurohen nga pula të mbajtura lirshëm
  • Korita barishtesh

DHOMA

Ne jemi shumë të angazhuar, që ju të ndiheni tek ne sa më mirë.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar pajisjeve të dhomave dhe të suitave. Kompozimi i gjithë ngjyrave në mënyrë harmonike duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të hijshme.
Për t’iu përmbajtur standartit të një hoteli ekologjik, dhomat janë konceptuar të vogla por me shije, për ta ruajtur gjurmën ekologjike sa më të vogës të jetë e mundur.
Të gjitha dhomat sigurojnë një pamje kah malet madhështore, gjelbërimi i bujshëm që siguron reduktimin e stresit.

  • Për të vegjëlit në dhoma vendoset një shtrat fëmijësh.
  • 22 dhoma dopio
  • 4 dhoma të rehatshme 3 vendëshe
  • 2 suita me dhomë banimi dhe gjumi
  • një dhomë leximi dhe ndjenjeje
  • internet pa kabëll në të gjitha dhomat dhe suita

Magra Austria Hotel