Meka Polyclinic

Rr. Vëllëzërit Fazliu Nr.1

Prishtinë
Telefoni: 038/244-625
Fax: 038/248-513
Website: http://mekaclinic.com/index.php?option=com_contact&view=contact&id=1

Organizata jo qeveritare Meka Polyclinic është regjistruar në Ministrin e Administrimit Publik dhe e Licencuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, operon me qendër në Prishtinë dhe e shtrinë veprimtarinë e vet për tërë qytetarët e Kosovës.
Meka Polyclinic është themeluar me qëllim që të ofroj kujdesin mjekësor humanitar për një numër të madh njerëzish në Kosovë, posaçërisht në qytetin e Prishtinës, në vit pranon mbi 40 000 pacient.
Meka Polyclinic është Qendër Diagnostiko Terapeutike – Bamirëse, e cila tani me punën e saj po mbush një dekadë. Në përbërjen e vet ka këto departamente: Mjekësia Interne, Stomatologjia, Pediatria, Gjinekologjia, Kirurgjia, Laboratori Biokimik Mjekësor.
Shërbimet tona specialistike nga stafi i pa lodhshëm bënë që Meka Policlinic–ës t’ia besojnë shëndetin dhe jetën e tyre mijëra pacient nga e tërë Kosova.
Për pacientet tanë Meka Polyclinic është vend i bamirësisë, shpresës dhe shërimit.
Kurdo herë kur pacientët tanë kanë nevojë për shërbime mjekësore vendi i parë që ju kujtohet për kërkimin e ndihmës është Meka Polyclinic sepse tek ne ata janë në qendër të vëmendjes.
Kjo na ka bërë që të jemi lider me numrin e pacientëve, ky numër flet shumë për kualitetin e shërbimeve që përfitohen tek ne.
Meka Polyclinic po vazhdon me ngritjen e saj, vazhdon me zhvillimin e ambientit të punës përmirësimin e kushteve dhe nuk do të kursej asgjë që kualiteti të sundoj tek ne.



Harta

Meka Polyclinic

Shërbimet në Meka Polyclinic janë:
Mjekesi Interne
Stomatologji
Gjinikologji
Pediatri
Kirurgji
Laboratori.

Shërbimet tona specialistike nga stafi i pa lodhshëm bënë që Meka Policlinic–ës t’ia besojnë shëndetin dhe jetën e tyre mijëra pacient nga e tërë Kosova.   Për pacientet tanë Meka Polyclinic është vend i bamirësisë, shpresës dhe shërimit.

Meka Polyclinic