Metal Lajqi

Rr. Brahim Ademi

Ferizaj
Telefoni: 044/130-292, 044/189-426
Website: www.metal-laqi.com

Pas shkollimit fillor, Isa Laçi, tani 42 vjeç, filloj të punoj në një kompani që merrej me metal. Në atë kohë ai ishte 17 vjeç.
Në mënyrë që ai të zhvillohet për të fituar më shumë, Isa filloi të punoj në orët e vona në shtëpi, me prodhimin e produkteve metalike si: dyer, dritare, rrethoja te metalit etj. Viti 2000 ishte momenti kur Isa së bashku me vëllaun Sherifin filluan me prodhimin dhe shitjen e produkteve të metalit me seli në Ferizaj.
Në vitin 2005, Laçi zgjerohet edhe më shumë me blerjen e një kompanie e cila merret me prodhimin e grilave (sigurimi i lokaleve me grila të metalit). Numri i punëtorëve rritej çdo vit. Në vitin 2010 arritëm që të blejmë edhe një punëtori tjetër në Gjilan.
Sot kompania ka 40 të punësuar, 3 punishte prej të cilave dy në Kosovë dhe një në Maqedoni. Laçi është e njohur me prodhimin dhe përpunimin e hekurit të farkuar ku prodhojmë dyer, rrethoja, gelendera të terasave, gelendera të shkallëve, enterier të ndryshëm etj.
Është e rëndësishme të përmendet se kompania është në pronësi të familjes, ku sot gjejnë një punë dhe një të ardhme.



Harta

Metal Lajqi

Dyer oborri

Me stafin tonë profesional dhe me përkushtimin e tyre të madh, duke u bazuar në cilësitë dhe kualitetin e hekurit, ne rregullojmë lloje të ndryshme të dyerve të oborrit.
Hekuri është i kualitetit të lart dhe me një qëndrueshmëri afatgjate.
Sipas porosisë dhe mundësive të kapacitetit tonë punojmë dyer të oborrit duke ju përshtatur dëshirave të klientëve.

Rrethoja të veçanta

Edhe punimi i rrethojave të veçanta ngërthen në vete vetitë dhe tiparet më të avancuara të hekurit.
Dizajnet e shkëlqyera dhe tërheqëse, hekuri i plotë janë ato që i bëjnë këto rrethoja shumë të qëndrueshme.

Shkallë​

Shkallët e shtëpisë suaj janë shumë të rëndësishme.
Mirëpo edhe dizajnimi i tyre me modele të ndryshme të hekurit i japin shtëpisë suaj një pamje mahnitëse.
Prandaj nëse kendi vendosur të zbukuroni shtëpinë tuaj me gilindera të hekurit të kualitetit më të lart tek ne nuk do të zhgënjeheni.

 

Metal Lajqi