Mobileria Doni

Add 1 :Rr Agim Hajrizi-Shtëpia e mallrave LUX përdhesë – Mitrovicë

Add 2: Lidhja e Pejës te kazerma Adem Jashari -Fushë Kosovë

Prishtinë
Telefoni: 044/355-655 , 049/355-655
Website: www.mobileriadoni.net

Ndërmarrja DONI u krijua në vitin 1969  nga Riza Beqiri me përgaditje paraprake në këtë lëmi si mjeshtër i specializuar në shkallën e tretë të zdrukthtarisë. Kjo ndërmarrje filloj punën në fshatin Bajgorë si fabrikë e specializuar për përpunimin e drurit, konkretisht prodhimin e dyerve, dritareve, tavolinave etj… Me zgjerimin e tregut shfaqet nevoja e zhvendosjes së fabrikës dhe të gjithë veprimtarisë në qytetin e Mitrovicës. Pas zhvendosjes në Mitrovicë, fabrika u modernizua me makineri të re dhe moderne dhe poashtu u rrit numri i produkteve. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, u bënë edhe shumë ndryshime tjera rrënjësore si në aspektin menaxherial, ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, distribuimit, reklamimit etj… Sot emri “DONI” njihet në tërë Kosovën ,me mbi 40 vjet përvojë pune dhe këtë e dëshmon kërkesa për produktet e saj nga gjithë vendi.



Orari i Punës: 09:00 - 20:00

Harta

Mobileria Doni

Produktet që ofron mobileria DONI janë : dhoma të fjetjes për të rritur dhe fëmijë , dhoma të ditës ,kuzhina ,trapezari,  tavolina pune, komoda ,invertar për lokale dhe zyre .Punojmë edhe me porosi të gjitha prodhimet janë vendore .