Oda Ekonomike e Kosovës

Rr. Nënë Tereza Nr.20

Prishtinë
Telefoni: 038/224-299, 038/780-307
Fax: 038/224-299
Website: http://www.oek-kcc.org/2013/sq/kontakti

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike.

OEK-u është organizatë profesionale, e pavarur, jopolitike dhe jo-fitimprurëse. Është përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.Oda Ekonomike e Kosovës ka një histori të bujshme si dhe gëzon identitetin e një institucioni modern i cili me fleksibilitetin e tij kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqerisë kosovare me vlerat evropiane.

Oda Ekonomike e Kosovës është burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare si dhe për ndërlidhjen me partner ndërkombetar, analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka shtrirje ne te gjitha rajonet kryesore te Kosoves.Ne baze te ligjit mbi OEK-un, anetarësimi në OEK është vullnetar.



Orari i Punës: 8:00 - 16:00

Harta

Oda Ekonomike e Kosovës

Si anëtar të Odës Ekonomike të Kosovës ju mund të keni çasje dhe të përfitoni nga një gamë e gjerë shërbimesh që i ofron ky institucion.

Mobilizimi i komunitetit të biznesit me aftësitë e nevojshme për të konkurruar në ekonominë globale është një sfidë për bizneset, ndërsa për OEK-un mbetet qëllimi kryesor që përmes shërbimeve tona të mbulojmë nevojat tuaja.

OEK-u përmes shërbimeve që ofron, promovon ambientin e biznesit dhe pozitën konkurruese të kompanive.

Oda Ekonomike e Kosovës vazhdimisht rishikon shërbimet e saj që i ofron komunitetit të biznesit për t`u siguruar që mbetet relevante dhe atraktive. Shumë prej shërbimeve tona janë të ndërlidhura me odat ekonomike ndërkombëtare, por ne jemi të përkushtuar dhe të kujdesshëm për të mbajtur shërbimet tona relevante për tregun lokal, dhe për të avancuar shërbimet tona për të ndihmuar kompanitë të arrijnë potenciale të reja për eksport.
Shërbimet e mëposhtme janë në dispozicion të anëtarëve dhe variojnë në bazë të nivelit të anëtarësimit. Megjithatë, bazuar në nevojat e bizneseve dhe ngjarjeve globale, ne do të ofrojmë shërbime shtesë dhe ngjarje gjatë gjithë vitit. Ju lutemi të regjistroheni, për të pranuar lajmet dhe informatat për ngjarjet (në gazetën tonë ditore) për t`u siguruar që jeni të informuar.

Oda Ekonomike e Kosovës