Oda Tregtare Kosovaro Turke

Rr. Imzot Nikë Prela Nr.42, Ulpianë

Prishtinë
Telefoni: 038/550-100
Website: http://www.kt-to.org/i-leti-im/

Oda Tregtare Kosovaro Turke OTKT, është një institucion i themeluar për ndihmën e zhvillimit të mardhënieve ekonomike në mes të dy shteteve, për përgaditjen e bazës të investimeve dhe të tregëtisë, shkurtimisht OTKT është një organizatë qëllimi i së cilës është të bëhet urë lidhëse ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.

OTKT në një anë synon nxitjen e investimeve, si dhe rritjen e vëllimit të tregëtisë në mes të Kosovës dhe Turqisë, ndërsa në anën tjetër ka për qëllim mbështetjen e krijimit të ortakërive në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe kërkimin dhe prezantimin e mundësive për bashkëpunime në mes të afaristëve – biznismenëve të dy shteteve.

Oda Tregtare Kosovaro Turke e cila është themeluar në kuadër të këtyre objektivave kryesore, në sajë të kompanive të shquara të cilat i ka strehuar dhe në sajë të mbështetjes së Ambasadës Turke në Prishinë e cila përfaqëson Republikën e Turqisë në Kosovë dhe e cila njëkohësisht udhëheqë Kryesinë e Nderit në OTKT duke konfiguruar veten me hapa të sigurtë ka fituar një pozitë të repektuar si nga Shteti i Kosovës e po ashtu edhe nga Shteti i Turqisë.

OTKT, konsiderohet dhe vlerësohet si adresa më e saktë e mardhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Në kontekst të këtij qëllimi dhe synimi, Oda Tregtare Kosovaro Turke për zhvillimin e mardhënieve ekonomike në mënyrë reciproke në mes të Kosovës dhe Turqisë, për rritjen e vëllimit të tregëtisë, me qëllim të realizimit të investimeve, përpiqet që biznismenëve Kosovarë apo Turk t’iu ofrojë mbështetjet thelbësore në këtë drejtim.



Harta

Oda Tregtare Kosovaro Turke