Passion

Rr Nëna Terezë , Qendra tregtare Kati I , Nr. 1

Prishtinë
Telefoni: 038/555-559 ,044/222-222
Website: www.bepassion.com

Passion, që nga themelimi më 24 shkurt 2003, ka qëndruar pranë klientëve me shërbimet e veta cilësore, të shpejta dhe të dizajnuara në mënyrë specifike për çdo klient. Këto shërbime përfshijnë trajtim të gjithanshëm për bukurinë e klientëve, duke u fokusuar më shumë në fushën e floktarisë.

Suksesi i Passion i atribuohet pasionit të pafund, që u kushtohet klientëve.

Stafi, atmosfera dhe investimi i konsiderueshëm në studio, shërbimet dhe çmimet kanë në qendër të vëmendjes klientin dhe dukjen sa më efektive dhe origjinale të tij.

Passion fillimisht operoi si një studio e vogël e bukurisë. Stafi professional, numri i madh i klientëve, kërkesat e shumta të tyre dhe mbështetja nga partnerët bëri, që numri i studiove të rritet në mënyrë progresive.

Filozofia e zgjerimit të shërbimeve të Passion mbështetet pikërisht tek të qenit sa më pranë klientëve dhe sa më kreativë në plotësimin e nevojave të tyre të bukurisë.

Duke u bazuar në këtë filozofi, Passion planifikon edhe risi të tjera në zgjerimin e numrit të studiove të bukurisë.

Gjatë kësaj periudhe, Passion organizoi disa prezantime dhe revy mode. Njëkohësisht, u bë partnere e denjë e shumë kompanive dhe personaliteteve nga fusha e modës dhe e bukurisë nëpërmjet një numri të madh seminaresh ndërkombëtare dhe vendore.

Një ngjarje tejet domethënëse për komunitetin e frizerëve, ishte seminari me frizerin me renome botërore Rein JAGTENBERG nga Holanda. Në këtë seminar, përveç prezantimit të stileve më trendi të flokëve, për herë të parë në Kosovë u demonstrua prerja e flokëve me flakë. Ky seminar ishte shumë tërheqës dhe i dobishëm për shumë frizerë nga Kosova dhe rajoni dhe tërhoqi vëmendjen masive të mediave të shtypura dhe atyre elektronike.

Passion i ka kushtuar vëmendje të veçantë ngritjes dhe zhvillimit të një prestigji të shkëlqyeshëm dhe vazhdimisht në ngritje. Shërbimet e rrjetit Passion janë prezantuar në shumë kampanja marketingu, përfshirë këtu edhe botimet, që kanë të bëjnë me rregullimin e flokëve si dhe pjesëmarrjen në revytë e ndryshme të modës.

Në vitin 2004 Passion publikoi katalogun e parë shqiptar të frizurave me mbi 80 stile të reja të flokëve. Ky katalog pati efekt të fuqishëm në Kosovë dhe më gjerë, duke u konsideruar si fillim i një kulture të re në qasjen ndaj kujdesit për flokët dhe shënoi një hap cilësor në lidhjen midis modës dhe floktarisë në Kosovë dhe më gjerë.
Puna e nisur me katalogun e parë, u vazhdua me pasionin, që karakterizon Passion, në përgatitjen e katalogut të dytë të frizurave. Ky katalog u promovua në vitin 2006. Katalogu përmban me mbi 200 stile të reja të flokëve. Këto stile përafruan shijet dhe kulturën e kujdesit ndaj flokëve të klientëve tanë me trendet botërore në fushën e floktarisë.

Kjo falë edhe shumë këshillave për mirëmbajtjen dhe trajtimin e flokëve, që përmbante katalogu.

Për herë të parë në trojet Shqiptare, në vitin 2008 Passion fillon ta aplikojë sistemin e Franzhizes. Passion u jep mundësinë të gjithë të interesuarve të hapin përfaqësi (studio) Passion. Kjo është një përvojë unike, ekscituese, sfiduese dhe fitimprurëse për të gjithë ata, që tashmë e kanë një përfaqësi dhe ata që pritet të marrin një të tillë.
Në vitin 2011 Passion promovon katalogun e tretë të stileve të flokëve dhe grimit. Katalogu përmban mbi 120 stile të reja të flokëve dhe grimit, shumë këshilla për flokë të shëndosha, 10 stilet më të preferuara dhe shumë risi tjera.

Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona.
Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!



Harta

Passion