Pika Qendra për Edukim

Rr. Bekim Berisha Dragodan

Prishtinë
Telefoni: 049/188-199, 044/274-491
Website: http://www.pika-ks.com

PIKA është vendi ku të gjithë luajmë, qajmë, gëzohemi, dhe mësojmë së bashku… jemi ne.

Kemi menduar gjatë për pasionin tonë dhe e kemi zbuluar se jemi fëmijë të rritur, andaj edhe e kuptojmë botën e tyre. Çdo fëmijë është individ i veçantë dhe ne e respektojmë këtë fakt. Pasi që fëmijët e kanë intuitën shumë të zhvilluar, do ta ndjejnë këtë.

Atë që kemi nevojë ne po e ofrojmë për ju. Një të shtunë në muaj (muajt e verës) fëmijët e PIKA-s mund të qëndrojnë në PIKA për “PIZHAMA PARTY”, ndërsa ju do të keni pak kohë për vete.

Çdo ditë fëmijët do të dalin në oborr, përveç në rastet kur moti është tejet i ftohtë apo tejet i ngrohtë.

Gjatë qëndrimit ditor, fëmijët do të kënaqen edhe me orë muzike, arti dhe gjuhë angleze me profesorë përkatës.

Qëndrim ditor për fëmijë të moshës 1-6 vjeçare dhe program para/pas mësimit për nxënës të klasave I-V. Kombimin i metodologjive më të suksesshme botërore.



Orari i Punës: 07:30-18:00

Harta

Pika Qendra për Edukim

Lloji i shërbimit Orari Çmimi
Qëndrim ditor për fëmijë të moshës 1 – 6 vjeçare
(çerdhe, kopsht dhe parashkollorë)
E hënë – e premte
7.30 – 18.00
140 EUR
Qëndrim para ose pas shkollës
Klasa I – V
E hënë – e premte
7.30 – 18.00
110 EUR
Qëndrim ditor për një ditë E hënë – e premte
7.30 – 18.00
15 EUR për ditë
Qëndrim gjatë natës (fjetje) E premte / E shtunë
20.00 – 08.00
23 EUR për natë
Qëndrim gjatë fundjavës E premte – e diele
7.30 – 20.00
50 EUR për fundjavë
Kursi i artit 40 EUR
Kursi i gjuhës angleze 25 EUR

Pika Qendra për Edukim