Radio Kosova

Adresa: Ndërtesa e Radio Kosovës p.n

Prishtinë
Telefoni: 038/242-273, 038/249-074
Website: http://www.rtklive.com/new/radio/radio_kosova.html

Radio Kosova1 është pjesë e transmetuesit publik: Radiotelevizionit të Kosovës.
Me 24 orë program informativ, edukativ dhe argëtues për audiencën, Radio Kosova paraqet adresën unike mediale në Republikën e Kosovës.

Radio Kosova1 është e vetmja radio në Kosovë që transmeton lajme në gjuhën angleze. Edicioni i lajmeve në gjuhën angleze Live at Five transmetohet në orën 17:00.

Radio Kosova ofron informacion të shpejt, të saktë dhe të balancuar; materiale ekskluzive nga të gjitha lëmit; emisione debati dhe analize në baza ditore, për problemet më të mprehta dhe çështjet më të rëndësishme.

Me programin gjithëpërfshirës argëtues dhe sportiv, Radio Kosova u dedikohet të gjitha moshave dhe kategorive shoqërore.

Në programin argëtues sportiv, çdo ditë ofrohen informacione dhe materiale interesante nga sporti vendor dhe ndërkombëtar. Radio Kosova transmeton rregullisht drejtpërdrejt ndeshjet e Super-ligës së Kosovës në futboll.

Radio Kosova ofron program të pasur edukativ për fëmijë dhe të rinj. Këtyre moshave Radio Kosova u dedikon çdo ditë program të veçantë që adreson çështjet më me interes dhe në terminët më të përshtatshëm për ta.

Radio Kosova dëgjohet 24 orë drejtpërdrejt në internet në: www.rtklive.com

Frekuencat:
Në brezin FM:
95.7MHz, 88.9MHz, 91.9MHz, 88.5MHz dhe 87.6MHz
(Në brezin frekuencor FM, është i inkorporuar edhe sistemi i të dhënave dixhitale RDS (Radio Data System)
Në brezin AM: 549KHz

Transmetimi në satelit:
Eutelsat W2, 16 shkallë Lindje
Frekuencat: 12632.25 MHz
Polarizimi: Vertikal
FEC: 1/2
Numri i simboleve: 4.883
Audio PID: 257



Punon 24 orë
Data e themelimit:

Harta

Radio Kosova