Rings

Sheshi Nënë Tereza

Prishtinë
Telefoni: 049/247-999, 044/247-999
Website: http://www.restaurantrings.com/

Restaurantet Rings shënuan një erë të re në skenën gastronomike të Prishtinës.
Ringsi i parë u hap në mars të vitit 2002 në lokalin që ndodhej përballë Hotelit Grand.
Kjo u bë e mundur vetëm me vizionin e qartë të pronarit Ilir Maqani dhe me frymëzimin e arkitektit të njohur kosovar Gëzim Bahollit dhe konceptit të tij ultra modern të Coffee Bar Restaurantit.
Vetë emërimi Rings u zgjodh nga inspirimi i dizajnimit të lokalit me “Rrathët” e vendosura në pjesët më vizibile të lokalit.

Suksesi i Ringsit të parë shënoi një jehonë të madhe dhe kështu pas një viti u hap edhe Rings-i tjetër në rrugën Luan Hajredinaj. Sot numri i Rings restauranteve numëron gjithsejt pesë. Katër Ringsat e parë e vazhduan idenë e konceptit të njejtë duke ofruar pothuajse të njejtin dizajn dhe koncept gastronomik.

Kulminacioni i Rings restauranteve u shënua me hapjen e lokalit ndoshta më elegant në trevën tonë, në Sheshin Nënë Terezë. Ringsi madhëstor me madhësi mbi 1000 m² me dizajn të jashtëzakonshëm dhe me standarde botërore.

Sidoqoftë dizajni i lokalit nuk ishte i vetmi element që bëri boom në gastro skenën kosovare. Ofrimi i ushqimit ekskluziv Italian dhe i spektrit të gjërë të verërave më ekskluzive nga të gjitha regjionet e Italisë dhe ato të Francës e bëjne këtë vend një oazë unike të relaksimit me miq, biznes partnerë dhe me familje.

Përpos ushqimit, verërave, restauranti posedon edhe me spektër të gjërë të pijeve alkoolike dhe atyre joalkoolike.



Harta

Rings