Swiss Diamond Hotel

Sheshi Nënë Tereza

Prishtinë
Telefoni: 038/220-000, 044847428

ër shërbimet shumë cilësore dhe ambientet luksoze, Swiss Diamond-it i është akorduar çmimi 5 Stars Diamond Award International, nga Akademia Amerikane e Shkencës së Hotelerise.

Të gjitha dhomat janë të dizenjuara për t’iu ofruar komoditet dhe komfort maksimal.Luksoze dhe elegante, hapësira të gjera. Banjo të dekoruara me mermerin më të mirë italian e me pajisje luksoze.
Tavolinë e gjerë pune, internet kabllor dhe Wi-Fi, 3 linja telefonike me dalje të dyfishtë, kasafortë, aparat për ipod sipas kërkesës.

Shtrati është i kompletuar që të ju ofroj rehati të plotë, me mbulesat e dizenjuara dhe jastëk anti alergjik.
Sistem inteligjent i ajrit të kondicionuar, TV me ekran të sheshtë dhe TV-kabllor Premium.
Minibari me përzgjedhje të pijeve joalkoolike dhe alkoolike si dhe artikujve të tjerë.

Suitat e veçanta vijnë me karakteristika shtesë siç janë: Jacuzzi, Sauna, Ballkone Private, VIP Minibar, 1,2 ose më shumë dhoma gjumi, dhomë e ndenjës, dhomë garderobë.

Shërbime të tjera luksi përfshinë, Qendrën SPA & Wellness, pishinën e brendshme me 6 lloje hidromasazhi, Qendrën Fitnes, 2 restorantet dhe 2 baret,shërbim privat consierge, butikun luksoz Tombolini, e shumë të tjera. Nëse jeni në kërkim të disa orëve relaksuese, jeni të mirëpritur të përfitoni nga shërbimet e ofruara në qendrën tone Wellnes & SPA. Ne kemi krijuar për Ju vendin përfekt për t’u larguar nga e përditshmja

Hoteli ka hapësirë të madhe parkingu nëntokësor si dhe mirëmbajtje. Shërbime transporti sipas kërkesës me limuzinë apo minibus.



Punon 24 orë

Harta

Swiss Diamond Hotel

Hotel,restaurant , sallë konferencash

Swiss Diamond Hotel