Spitali Internacional Medicine

Rr. Magjistralja Prishtinë – Shkup, Preoc

Prishtinë
Telefoni: 038/500-601, 044/936-720
Website: http://www.internationalmedicinehospital.com/Contact-us

Ne jemi një spital me 45 shtretër, nga të cilët pjesa më e madhe e dhomave me nga një shtrat kurse të tjerat me nga 2 shtretër. Kemi 18 shtretër të kujdesit intensiv, 6 në kardiokirurgji, 10-12 në kardiologjinë intervente të ndarë në tri hapësira.

Në hapësirat e kujdesit intensiv në kardiokirurgji, spitali ka një dhomë izolimi, në rast të pacientëve me ndonjë infeksion. Për trajtim të pacientëve para operator dhe post operator kemi dy reparte.

Spitali disponon me hapësira dhe njësi për shërbim të pacientëve ambulantor dhe për shërbim Emergjent. Për shërbim emergjent disponojmë autoambulancën e re dhe me pajise standarde për gjendjet emergjente kardiologjike.

Në ndërtesë janë dy salla operative me pajisjet me moderne për operacionet kardiokirurgjike dhe një kabinet sipas standardeve më të mira të kardiologjisë intervente.

Jemi në përgatitje e sipër, të ofrojmë shërbime të kirurgjisë së përgjithshme, otorinolaringologjise(sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit) dhe ortopedisë.

Janë rreth 4000 metra katror hapsirë të shfrytëzueshme për pacientë në IMH, me një mbështetje logjistike shumë mirë të organizuar.

Në të gjitha hapsirat për shërbim spitalor është siguruar furnizimi me gaz qendror, sistem qendror i ventilimit me rregullator qendror të temperaturës dhe ventilimin me filtra bakteriologjik për sallat e operacionit.

Sistemi i rrymës, gjithashtu është me standarde të larta dhe i certifikuar nga Fakulteti Teknik i UP.

Spitali ka rezervuaret me rreth 40.000 litra ujë, i cili pastrohet me teknologji të sofistikuar para se të hyj në sistemin e ujësjellësit të spitalit.
Sigurimi alternativ i rrymës dhe bateritë për aparaturat kryesore deri në aktivizim automatik të tij janë në dispozicion gjatë kohës. Spitali ka dy ashensor, një të dedikuar për pacientë dhe tjetri për familjar ose vizitor.

 



Harta

Spitali Internacional Medicine

Shërbimet tona ofrohen për lëmin e kardiologjisë, kardiokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare dhe dignostikës. Si u tha me lartë jemi në përgatitje të ofrojmë shërbime të kirurgjisë së përgjithshme, otorinolaringologjise(sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit) dhe ortopedisë.

Të gjitha sherbimet ofrohen 24 orë dhe me mundësi të marrjes së pacientit në vendin e ndodhur(në shtëpi). Për ofrimin e këtyre shërbimeve në kemi aparaturën më të re dhe me standarde ndërkombëtare. Stafi ynë është kompetent dhe me përvojë ndërkombëtare në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Deri më tani në IMH janë bërë mbi 250 operacione në zemër të hapur. Disa prej tyre kane qenë operacione të një kompleksiteti shumë të madh dhe të rrallë! Një prej këtyre rasteve ( një i ri me Syndrom Marfan), është pranuar të përshkruhet si rast i rrallë në një prej revistave me prestigjioze botërore të kardiokirurgjisë. Gjithashtu dhe operacionet e tipit Bentall, ose ndërrimit të valvuleve janë shndërruar në “rutinë” për ekipin e spitalit tonë. Nuk janë të rralla as operacionet e zgjerimit të aortës ose dhe shqyerjes së saj.

Në sallën e kardiologjisë invazive kemi rreth 2300 raste, ku mbi 1200 janë me stentime. Shkalla e mbijetesës për angiografi në spitalin tonë është mbi 99.9%, kurse në literaturën botërore sillet 98-99%. Tek infarktet akute shkalla e mbijetesës në IMH është 97.5% kurse në literaturën botërore nga 98-90% dhe kjo për orën e parë, kurse çdo orë vonesë d.th. një zvogëlim i shkallës së mbijetesës. E në spitalin tonë asnjë ose shumë rrallë ndodhë që pacienti të vije brenda orës së parë, gjithmonë me vonesë prej disa orësh në mos disa ditësh!

Spitali Internacional Medicine