Standard

Rr. Dardania SU1/3A,

Prishtinë
Telefoni: 038/544-423
Fax: 038/544-423
Website: http://www.standard-pr.com/

Punën e parë që ndërmarrja firmosi ishte me Elektroekonominë e Kosovës tani KEK-u pikërisht në objektet e “Kosoves A”.
Në licencimin e parë ndërmarrja kishte një veprimtari të kufizuar sepse ligjet e atëhërshme ekzistuese nuk lejonin rritjen e biznesit privat.
Më vonë në vitin 1988 ndërmarrja fiton në zgjërimin pothuaj të plotë të veprimtarisë së saj dhe njëherit bën ndërrimin e emrit të ndërmarrjës nga “ZEJTARI “, në “STANDARD” ashtu që ndërmarrja fitoi një simpati tek partnerët afarist por edhe tek shoqëria Kosovare duke patur rreth vetes një numër te konsideruar ekpertësh dhe numër të madh të punëtorve që gjithmonë silleshin në numër prej 60 deri në 120 punëtorë të profileve të ndryshme të paisur mirë me mekanizim dhe mjete të punës.
Në vitin 1991 ndërmarrja bën rirexhisitrimin e tretë dhe nga OKPB rexhistrohet ne NNZSHT (ndërmarrja ndërtimore zejtare shërbyese dhe tregtare te udhëhequr nga ekipi menaxhues dhe pronarë të ndërmarrjes (të bijët e Selman Zariqit) Nebih Zariqi-drejtor, Salih Zariqi, Vehbi Zariqi dhe Lutfi Zariqi udhëheqës të sektorëve të ndërmarrjes.
Investitorët më të mëdhenj në periudhën 1985-1991 ishin BVI (Bashkësite vetëqeverisëse të interesit) për arsim, shëndetësi, kulturë në nivel komunal dhe të Kosovës, Ballkan –Suharekë, Elektroekonomia e Kosovës etj.
Nga viti 1991-1998 ndërmarrja ka realizuar punë NPK Termokos –Prishtinë disa qendra tregtare dhe banesore në Prishtinë, Feronikël Elektroekonomi etj.
Nga fundi i vitit 1999 ndërmarrja ka realizuar projkte të mëdha me: Agjensionin Europian, KFOR–in, Shoqata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, objekte tregtare, banesore, terminale depozitash karburanti dhe gasi. Me një numër të punësuar që sillet prej 100-300 veta të profileve të ndryshme.



Harta

Standard

Projecting:
Kompania jone ka Arkitektë Profesional qe merren me projektimin dhe dizajnin.

Ngrohja qendrore:
Ndërmarrja kryen poashtu edhe instalimet e ngrohjes mbrenda dhe jashtë objekteve.

Punët tokësore:
Ndërmarrja kryen të gjitha punët tokësore të ndërtimtarisë si p.sh. rrëmihja, nivelizimi, pastrimi etj.

Instalimi i ujit dhe kanalizimeve:
Ndërmarrja kryen poashtu edhe instalimet e ujit dhe kanalizimit mbrenda dhe jashtë objekteve.

Ndërtimi i rrugëve:
Ndërmarrja kryen poashtu edhe ndërtimet e rrugëve që nga pregaditjet fillestare deri te shtruarja e asfaltit.

Punët e betonit:
Ndërmarrja kryen të gjitha punët e betonit të ndërtimtarisë si p.sh. themelet, rrethojat, konstruktet, shtyllat etj.

Punët muratuese dhe fasadat:
Ndërmarrja kryen të gjitha punët muratuese të ndërtimtarisë me shumë përkushtim dhe profesionalitet falë stafit të saj.

Instalimet elektrike:
Ndërmarrja kryen të gjitha punët e instalimeve elektrike për objekte të banimit dhe industriale.

Agjustatorët:
Ndërmarrja ka edhe repartin e vet të agjustatorëve të cilët kryejnë një llojllojshmëri të punëve zejtare.
Ndërmarrja ka 4 sekcione: Fabrikën e betonit, Depoja – Punëtoria – Operativa, Mekanizimi – Transporti dhe Administrata.

Selia e ndërmarrjes(administrata):
gjendet në lagjen Dardania afër ndërtesës së PTK-së adresa SU 1/3A Prishtinë. Në zyre aktivitet i zhvillojnë: Menaxhmenti ,administrata dhe inzhinierët.

Fabrika e Betonit:
Fabrikë betoni me kapacitet 24 m3 /h në Prishtinë dhe • Fabrikë betoni me kapacitet 90 m3/h në Sllatinë/F.Kosovë.

Depoja-Punëtoria-Operativa:
Depoja me një siperfaqe prej 7000m2,nga e cila bëhet pregaditja dhe furnizimi i punishteve me materiale, • Punëtorija axhustatorike dhe metalike ku bëhet përpunimi ,pregaditja dhe transportimi i materialeve të përpunuara për në punishte dhe palë të treta dhe • Operativa –zyret në siperfaqe prej 200m2 nga e cila bëhet përcaktimi –lëvizja e punëtorëve për në punishte.

Mekanizimi – Transporti:
Ndërmarrja posedon kamion te vegjël dhe të mëdhenj prej 2,5T deri në 30T për transport të mallërave dhe të gjitha punëve të tjera në ndërtimtari.Mekanizim të rëndë dhe të lehtë Ngarkues,gropues,rrafshues cilndra autokran të peshave të ndryshme makina transporti për beton autopompa betoni dhe të gjithë mekanizimin e nevojshëm për ndërtimtari.

Standard