Swiss Bistro B

Rr. Fehmi Agani – Te Stacioni i Autobusav

Gjakovë
Telefoni: 045/360-601, 049/772-081, 038/725-018,
Website: www.swissbistro-b.com

Restoranti “Swiss Bistro – B” është themeluar në vitin 2010. Pronar dhe udhëheqës i restorantit është z. Berat Bala, i specializuar në lëminë e hotelierisë (kuzhinier) në Zvicër, kantoni Zürich.

Biografi e shkurtër rreth pronarit z. Berat Bala

z. Berat Bala është i lindur në Gjakovë në vitin 1978. Në vitin 1989 emigroi në Zvicër me arsyen “bashkim familjar”. Gjatë qëndrimit në Zvicër filloi shkollimin për kuzhinier (viti 1994 – 1997).

Pas diplomimit vazhdoi karrierën e tij në disa Restorante me renome në kantonin Zürich të Zvicrës. Dëshira e madhe e tij për t’u kthyer në vendlindje dhe që përmes biznesit të restorantit të shprehë aftësitë e veta të arritura më në fund u kurorëzua me hapjen e restorantit të kategorisë së lartë dhe cilësisë perfekte “Swiss Bistro – B”.

Kualiteti i ushqimit

Kualiteti i ushqimit është garantuar pëmes ushqimit vendor (tradicional), mishit të freskët dhe pastërtisë maksimale në të gjitha fazat e përgatitjes.



Harta

Swiss Bistro B

“Swiss Bistro – B” përveç shërbimeve të rëndomta të një resoranti, me cilësi të lartë ofron edhe organizime, si:

- Dasma

- Fejesa

- Ahengje Familjare

- Organizime të ceremonive mortore

- Ushqim me porosi (për punëtor fizik, dasma, fejesa, ahengje të ndryshme, organizime mortore)

- etj.

Swiss Bistro B