Tullat

Shupkovc PN

Mitrovicë
Telefoni: 028/534-302 ,044/602-092
Website: http://www.tullat.com/

Tullat.com është një kompani me qendër në qytetin e Mitrovicës, në Kosovë dhe me përfaqësi në Tetovë dhe Tiranë. Tullat.com ka ekskluzivitetin e shitjes për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të produkteve të dy prej prodhuesve më të mëdhenj e më të rëndësishëm të tullave në Evropë, Vandersanden dhe Roben. Gjithashtu tullat.com ka ekskluzivitetin e shitjes për produktet e kompanisë CroStone nga Kroacia, prodhues i gurëve dekorativë dhe Wodewa nga Gjermania, prodhues i pllakave dekorative prej druri. Tullat.com ofron tulla të cilësisë më të lartë në treg tashmë prej 2 vitesh duke përmbushur me korrektësinë më të madhe kërkesat e klientëve të saj. Në sallat e ekspozitave tona ju mund të shihni më konkretisht se çfarë ju nevojitet për fasadën tuaj. Atje do të gjeni modele nga më të ndryshmet, qoftë në formë elementesh të veçantë, qoftë të lidhura në bllok. Bashkëpunëtorët tanë do t’ju ndihmojnë që të bëni zgjidhjen e duhur të materialeve dhe ngjyrave, si dhe të shikoni me sytë tuaj rezultatin e aplikimit të tullave në objekt nëpërmjet përpunimit dixhital të fotografive. Përkushtimi dhe serioziteti ndaj punës ka bërë që klientët tanë të mbeten shumë të kënaqur prej shërbimeve dhe produkteve tona.



Harta

Tullat

Ne hulumtojmë vazhdimisht ide të reja në mënyrë që t’u sjellim klientëve zgjidhjet më të bukura, më elegante dhe më inovative te tullave që i rezistojnë kohës. Ngjyrat dhe sipërfaqet luajnë një rol të dorës së parë për krijimin e një ambienti sa më këndshëm dhe sa më bukur. Ne jemi gjithmonë të sonkronizuar me kërkesat e tregut duke e furnizuar atë vazhdmisht me forma dhe ngjyra të reja: të errëta, të çelta, mesdhetare apo shumëngjyrëshe, çfarëdolloj ngjyre që të jeni duke kërkuar, ne e kemi. Te ne mund te gjeni mbi 300 lloje tullash.

Tullat