Universiteti Iliria

Rr. Gazmend Zajmi Nr.75

Prishtinë
Telefoni: 038/233-951, 044/505-507, 044/506-565, 044/506-566, 044/233-951
Website: www.uiliria.org

Universiteti ILIRIA është një universitet modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një universitet me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Universitetit ILIRIA. Ky universitet është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj. Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditoret e Universitetit ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Universitetit ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!

Universiteti ILIRIA synon dhe punon të formojë kuadro me vetëdije të lartë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse ILIRIA është pjesë e pandashme dhe e natyrshme e elitës së universiteteve në botë: Universiteteve Mbretërore! Universiteti ILIRIA në organizimin e punës brenda tij mbështetet në idenë se universitetet krijojnë elita dhe se këto elita duhet të kenë njohuri dhe vetëdije për interesat e kombit. Formimi i elitave është përkushtimi ynë, fryma kombëtare është inspirimi ynë!

Universiteti ILIRIA siguron mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë ambiciozë, të cilët kanë dëshirë të ndjekin një universitet, që ofron ndërthurje të teorisë dhe praktikës, përgatitje për nevojat imediate dhe të ardhme të shoqërisë, orientim të vendosur drejt një institucioni akademik hulumtues, etj.



Harta

Universiteti Iliria