Vala

Vala HQ, Dardania p.n.
Pristina
Prishtinë
Telefoni: Call Qendra e Thirrjeve: për individ 0800 10000 | biznese 0800 15000 | institucione 0800 16000
Website: http://www.valamobile.com/

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, Telekomi i Kosovës ofron një gamë të gjerë të produkteve të telefonisë mobile e fikse, me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.

Operatori i telefonisë mobile Vala ofron shërbime të llojllojshme për konsumatorët e saj. Vala ka shtrirë rrjetin e saj në tërë territorin e Kosovës dhe që një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj shërbimet më të avancuara të telefonisë mobile, brenda dhe jashtë operatorit Vala. Lansimi i produkteve të reja, atraktiviteti i shërbimeve të ofruara, çmimet tejet joshëse si dhe kualiteti i lartë, ka bërë që Operatori Publik VALA të jetë lider i shërbimeve të telekomunikimit në vend duke shërbyer mbi 1.2 milionë konsumatorë.

Njëkohësisht Telekomi i Kosovës mban primatin në tregun e telefonisë fikse dhe ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të internetit (IPTV).

Telekomi i Kosovës në vazhdimësi synon që të jetë në hap me trendet botërore të zhvillimit, duke siguruar mbulueshmëri cilësore përmes rrjetit mobil të Vala-s dhe atij fiks të Telekomit të Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që konsumatorët tanë të kenë shërbime sa më cilësore. Telekomi i Kosovës operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka marrëveshje roaming me një numër të madh të operatorëve botërorë, në vende të ndryshme të botës.

Telekomi i Kosovës ka përafërsisht 2400 punonjës ku Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve të Telekomit të Kosovës.



Harta

Vala

Internet të shpejtë 3G/4GOferta e përgjithshme – PostpaidOferta për biznese – PostpaidNtrip – komuniteti i të rinjveVala ClassicFamilja dhe miqtëPakoja e te dhenave

Web SMS

Welcome SMS dhe Bon voyage

SMS Info

Vala