Vali Ranch

Fshati Përlepnicë

Gjilan
Telefoni: 045/610-413, 045/502-610
Website: http://vali-ranch.com/
Kompleksi Turistik “Vali Ranch” është themeluar në vitin 2006 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Themelues dhe pronar i këtij gjiganti turistik, ndër më të bukurit në botën shqiptare është Fehmi Fetahi. Vali Ranch gjindet nëntë kilometra larg Gjilanit, përgjatë magjistralës në drejtim të Bujanocit, në kodrinat e mrekullueshme, në juglindje të Kosovës. Aty qëndrojnë në harmoni të plotë, pranë e pranë: shtallat, restorantet dhe fusha e mini-golf-it. Brenda Kompleksit Turistik “Vali Ranch” ekzistojnë tri restaurante: “Vali Ranch”, “Steak Haus” dhe “Romantika” të cilat se bashku me terasa kanë një kapacitet prej 1000 vendesh për vizitorë. Përveq specialiteteve të shumta që përgaditen nga kuzhinjer profesionistë, e veçanta që mund t’a gjeni vetëm në menynë e pasur të “Valit Ranch”, është pjekja e mishit në guri. Brenda lokaleve të shumta të restauranteve është edhe salla moderne e konferencave, seminareve dhe debateve me kapacitet 130 vende, e cila mund të shfrytëzohet në çdo kohë dhe nga të gjitha palët e interesuara. Ndërkaq në terasën e mrekullueshme të “Romantikës” gjatë stinës së verës, organizohen dasma me kapacitet deri 600 persona.
Në Kompleksin Turistik “Vali Ranch” ekzistojnë dy poligone në të cilat kalërojnë 35 kuaj te llojeve të ndryshme. Përveç rekracionit të vizitorëve të të gjitha moshave, kuajtë e “Valit Ranch” shërbejnë edhe për dasma në gjithë hapsirën shqiptare.
E veçanta tjetër në Kompleksin Turistik “Vali Ranch” janë lamat dhe alpakat me prejardhje nga Amerika Latine. Shtazë këto shumë të bukura të cilat ndihmojnë në heqjen e stresit dhe lodhjes nga preukupimet dhe punët e përditshme. “Valit Ranch” ia shtojnë bukurinë edhe moçali me peshqit shumëngjyrësh, bodrumi i verës si dhe shumë shtazë e shpezë tjera interesante. Kënaqësi të veqantë krijojnë edhe lojërat e shumta dhe kalërimi për fëmijë me kuaj poni. Aty pranë ndodhet edhe vreshta në të cilën kultivohen katër lloje rrushi nga i cili pjeket rakia “Valit Ranch”.


Orari i Punës: 08:00-23:00

Harta

Vali Ranch